Basha akuzon qeverinë se po shkatërron bujqësinë, Balla mbrohet: Perimet dhe zarzavatet i blej… Ndërhyn Salianji: Sa kushton kastraveci?

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në Kuvend se buxheti dhe paketa fiskale 2020 po shkatërrojnë bujqësinë.

Sipas tij dhe pse me kontributin më të madh në Europë në PBB, ky sektor është më pak i financuari në rajon.

Basha: Protestojnë se ju nuk keni konsultuar askënd për këto masa që shkatërrojnë bujqësinë, dëmtojnë familjet që jetojnë me tokën dhe bizneset që kanë investuar në këtë sektor. Mjafton të shikoni zemëratën e tyre, janë para Kuvendit të një vendi ku bujqësia kap 20% të Prodhimit të Brendshëm, më e larta në Europë dhe ju jepni mbështetjen më të vogël në rajon. Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve dhe klientëve tuaj. Keni ndërtuar një sistem putinist që bazohet  në kontrollin asfiksues të ekonomisë.

Prioritetet e vetme që keni janë PPP dhe koncesionet klienteliste të shoqëruar nga poshtërsitë hileqare si ato që vuri në dukje KLSH me tendera rrugësh pa pasur fonde, prokurime të paparashikuara në buxhet dhe të pamiratuara në parlament. 110 mln euro që vitin tjetër shkojnë për PPP, 51 mln euro për luksin qeveritar, shoqëruar me shpeznimet për agjencitë e medias, bashkëqeverisjes dhe për menaxhimin e fondeve të donatërëve që ja keni varur si mëlçitë ujkut Ilir Beqaj.Kripë në sytë e shqiptarëve.

Në mungesë të Ramës me të replikoi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Si për të hedhur poshtë prendimet e opozitës se opozita është e pandjeshme ndaj fermerëve ai tregoi se ku i bën furnizimet për familjen e tij.

Salianji nuk e humbi shansin që ta pyesë për çmimin e trangullit.

Balla: Nuk dua të bëj replikë me zotin Basha por me një sërë kolegësh të tjerë që në këtë seancë sot u shtirën një pjesë, një pjesë ndoshta dhe me zemër, se gjoja ne i kemi harruar fermerët dhe ju i doni shumë. Jam nga ata deputetë që shkoj vetë të blej domatet dhe perimet e tjera, shkoj dhe te kasapi i lagjes për të furnizuar familjen time me ushqim. Nuk jam si ndonjë paraardhës këtu që këtë gjë e bën vetëm kur vjen koha e fushatës. Do ta them dhe sa është çmimi i kastravecit. Bujqësia matet me sa hektarëv tokë mbillej në 20213 dhe sa mbillet sot. Në 2013 mbilleshin 120 mijë hektarë, sot në 2021 janë 255 mijë hektarë.

EMISIONET