Bardhi nxjerr dokumentin: Rama gënjen, ka një vendim të publikuar për Becchettin

Bardhi nxjerr dokumentin: Rama gënjen, ka një vendim të publikuar

Përmes një postimi në Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi shkruan se ka një vendim për Becchetin që ëhstë i publikuar.

Kështu, ai shkruan se Edi Rama thotë paturpësisht se një vendim i tillë është i papublikuar akoma, duke e akuzuar atë si gënjeshtar.

Ai shton se Rama refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve.

Bardhi: Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshtë vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti”. Edi Rama nuk ka hallin e konfidencialitetit. Ka thjesht hallin e vet personal. Ai do ta paguajë dëmin, jo shqiptarët!

EMISIONET