Bardhi: Deputetët po bëjnë opozitë, në vend që të merremi me Ramën, sulmohemi brenda PD-së

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se deputetët e PD bëjnë opozitë çdo ditë.

Ai tha se konflikti i brendshëm nuk duhet të zhvillohet si telenovelë në media, por në institucionet e partisë dhe se duhet të merren me Edi Ramën.

Bardhi: Deputetët e PD-së bëjnë opozitë çdo ditë. Ky nuk është momenti më i mirë për PD për të bërë opozitë siç duhet. Në vend që të merremi me Edi Ramën dëgjojmë sulme nga kolegët tanë brenda PD. Kam vendosur që çdo shpifje ta përballë me një të vërtet.

Konflikti jonë i brendshëm nuk duhet të zhvillohet si telenovelë në media, por në institucionet e partisë. Kur marrim iniciativë kundër qeverisë në vend të sulmohemi nga njerëzit e Ramës sulmohemi nga njerëzit tanë.

EMISIONET