Banushi: Kanë qenë disa mjekë nën përgjim tek Trauma, mund të ketë arrestime të tjera

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Keti Banushi u shpreh se prokuroria ka pasur informacione që tek Trauma ka pasur dhënie shërbimesh kundrejt pagesave.

Sipas saj, mjeku që u prangos tek Trauma është vënë nën përgjim së bashku me mjek të tjerë, duke marrë ryshfet për të bërë skaner.

Banushi: Ka pasur informacione që tek Trauma ka pasur dhënie shërbimesh kundrejt pagesave. Kështu prokuroria ka regjistruar procedimin dhe ka nisur përgjimi ambientale. Nuk është vetëm ky mjek, por janë disa mjekë të tjerë që janë nën përgjim dhe mund të ketë arrestime të tjera. Është gjetur një pacient i këtij mjeku dhe që ka pranuar bashkëpunim, për të bërë skanerin.

Në momentin që personi që ka folur me mjekun për të bërë skanerin, megjithëse nuk ishte planifikuar, ai ka folur me infermieren, që mendohet se ishin të familjarizuara me këtë skemë, sipas përgjimeve dhe në fund janë marrë para, rreth 10 mijë lekë të reja që janë ndarë me pjesën tjetër.

EMISIONET