Banori i Paskuqanit: Të krijohet ligj unifikues që të mos dëmtojë interesat e popullit

Selim Shehu, banor në zonën e Paskuqanit i ftuar në studion e Ora News me aazetaren Sonila Musai kërkoi nga qeveria një ligj unifikues për të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të preken nga projekte të ndryshme.

Shehu: Ligjet e qeverisë dëmtojnë rëndë interesat e një grupi të madh shoqëror. Të ndodhur në këto kushte kërkojmë nga qeveria ndërtimin  me ligj që të mos shkojnë njerëzit në gjykata por të kemi një ligj unifikues për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Musai: Me të gjithë çfarë doni të thoni?

Shehu: Si ai që është i legalizuar, si ai që nuk është i legalizuar, si ai që do të përfshihet sërish në projekte sepse nuk është projekti i parë dhe i fundit, të kemi një çmim real që secili që preket nga projektet të shkojë të marrë një shtëpi siç e ka pasur e të jetojë normal. Ne na ka humbur besimi tek këta.Po shikojmë se po sulmohemi. Po të shikosh sot në Paskuqan projekti prek më hallexhinjtë ato që janë me listë në dyqane.

EMISIONET