Banori i Kodrës së Priftit: Ndryshimi i projektit dyshues për korrupsion, është e qëllimshme

Ferdinant Kazaferi, banor në Kodrën e Priftit, në një intervistë për gazetaren e Ora News, Sonila Musai, deklaroi se me ndryshimin e projektit ka dyshime të arsyeshme toka e lënë bosh është lënë me qëllim që të përfitojë dikush për të ndërtuar.

Kazaferi: Po të shohësh gjurmën e vjetër, 80% e gjurmës së vjetër është bosh. Nuk e zbatuan planin e parë sepse këtu lindin dyshimet e arsyeshme për interesa korrupsioni, interesa të ndërtimit të pallateve nga dikush, oligarg ndonjë. Ajo pjesa ku ne mblidhemi bëjmë protestën është një sipërfaqe 5700 m2 tokë bosh dhe aty ka qenë gjurma. Dhe për ne është lënë me qëllim që të përfitojë dikush nga ajo toka bosh.

EMISIONET