Banorët në Elbasan, "luftë" me flakët për të shpëtuar ullinjtë shekullorë, Boçi: Shteti është shuar!

Një pjesë e ullishteve në perëndim të Elbasanit prej orësh është përfshirë nga flakët.

Deputeti i zonës, Luçiano Boçi, ka publikuar disa video që tregojnë përmasat e zjarrit dhe përpjekjen e banorëve për ta shuar me mjete rrethanore, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.

"Asnjë impenjim dhe angazhim për të ndërhyrë. Ndërsa ullinjtë qindravjeçarë të qytetit shkrumbohen, qeveria e pushteti lokal bëjnë shëtitje me skaf.S’ka zjarr që ia prish pushimin!Ja si shuhen zjarret në ullishtën e Elbasanit “me mjete super moderne”, të importuara së fundmi nga Rama!Jo vetëm që s’merr asnjë masë, por dhe lë banorët të rrezikojnë jetët e tyre!" denoncoi ai.

Boçi thotë se këto pamje tronditëse nga Elbasani, dëshmojnë faktin e lënies në dorë të zjarrit të pyjeve kudo në Shqipëri, të pasurisë kombëtare dhe të njerëzve të thjeshtë, sakrificat e të cilëve nuk mjaftojnë.

"Shteti nuk ekziston! Është shuar. Banorët nuk tërhiqen, luftojnë me zjarret e po “rrezikojnë lëkurën”! Qeveria shullehet në diell për të nxirë lëkurën pasi i kanë nxirë jetën shqiptarëve!"

Banorët në Elbasan, "luftë" me flakët përBanorët në Elbasan, "luftë" me flakët përBanorët në Elbasan, "luftë" me flakët për

Banorët në Elbasan, "luftë" me flakët për

EMISIONET