“Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit”, Gent Sejko: Inflacioni në prill e maj është rritur me 6.7%

“Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për media ka njoftuar se  deklaruar se muajit prill dhe maj shënoi rritje duke kapur shifrën e 6.2 dhe 6.7 %. Ai tha se GDP u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti.

Gent Sejko: Inflacioni shënoi rritje në muajin prill dhe maj duke shënuar 6.2 dhe 6.7%. Ishin në kahun e sipërm të parashikimeve tona. Pasqyroi rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, GDP u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja ekonomike u diktua nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve private dhe rritja e eksporteve. Rënia e investimeve publike dhe rritja e importeve kanë shkuar në kahun e kundërt.

Sejko u shpreh optimist se rritja ekonomike do të vvazhdojë ndërsa theksoj se këtë vit do kemi një rritje ekonomike midis 3 dhe 4%.

 Gent Sejko: Rritja ekonomike ishte mbi pritjet tona. Rezultoi 6% rritja e tre mujorit të tretë është afektuar na turizmi do të jetë pozitive. Të gjithë këta element ndikojnë edhe në inflacion. Nuk mund të them një shifër të saktë. Mund të luhatet midis 7-8 %. Mbetet për tu parë. Inflacioni do të vijojë në objektiv në vitin 2024. Do të kemi një rritje ekonomike këtë vit midis 3 dhe 4%., mbetet për tu parë.

Sejko ndër të tjera bëri me dije se Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje. Aktualisht norma bazë ka shkuar në 1.25%. nga 1% që ishte me vendimin e marrë në qershor.

“Duke gjykuar mbi sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se nivelet e larta të e presioneve inflacioniste janë rreziku primar mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, në respektim të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi: të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.0% në nivelin 1.25%;  të rrisë me 0.35 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 1.9% në nivelin 2.25%; si dhe të rrisë me 0.15 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.1% në nivelin 0.25%.”

Në një konferencë për mediat, Sejko tha se ecuria e ekonomisë në vendit tonë mbetet një sfidë serioze për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet botërore e shtrëngimi të kushteve financiare.

Gent Sejko: Ecuria e ekonomisë në periudhën vijuese mbetet subjekt i sfidave serioze. Rritja e çmimeve ne tregjet botërore ngadalësimi i pritur i ekonomisë në eurozonë, do të ketë një ndikim të kundërt për inflacionin dhe rritjen ekonomike në vend. Ekonomia do vijojë në horizont afatmesëm të rritet në mënyrë solide. Ritmi do të jetë në ngadalësim me tre mujorin e parë por do të ruajë bilancin e bizneseve dhe familjeve shqiptare. Nga ana tjetër inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë. Norma do kulmojë në 3 mujorin e 3 dhe do të bjerë në 3 mujorët në vijim. Këshilli Mbikqyrës rriti me 0.5 pikë përqindje normën e interesi. Kjo do të krijojë kushte të përshtatshme për kthimin e inflacionit në normalizim.

EMISIONET