Banesa në Gjirokastër përfshihet nga flakët, zjarri rrezikon shtëpitë përreth

Banesa në Gjirokastër përfshihet nga flakët, zjarri rrezikon

Një banesë në lagjen "Dunavat" në Gjirokastër është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 15 janar.

Forcat e PMNZSH ndodhen në vendin e ngjarjes për të shuar flakët të cilat kanë depërtuar në ambientet e katit të parë dhe të dytë të banesës së shtetasit Edmond.Xh.

Burime për Ora News bëjnë me dije se flakët po avancojnë edhe në drejtim të banesave përreth  dhe kjo ka krijuar një situatë të vështirë për zjarrfikësit.

Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit të rënë. Veç dëmeve materiale nuk ka dëme në njerëz. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.

EMISIONET