Balluku: Nga 1 nëntori nisin aplikimet për panelet diellore, qeveria financon 70 % të kostove

Balluku: Nga 1 nëntori nisin aplikimet për panelet diellore, qeveria

Zv. kryeministrja dhe ministrja e Energjitikës Belinda Balluku bëri me dije se do të mbështeten familjet që do të instalojnë panele diellore për prodhim energjie.

Ajo tha se do të lehtësohen procedurat për ata që do të ndërmarrin një hap të tillë, duke qartësuar se nuk bëhet fjalë për shkëmbim energjie, por vetëm në rastet për konsum.

Ajo theksoi se nga 1 nëntori hapen aplikimet për panelet diellore nga ana e qytetarëve dhe e bizneseve.

Balluku: Do të mbështesim familjet për të prodhuar energji me panele diellore, do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga foto-voltaikët. Siç po bëjmë me mbështetjen financiare për të krijuar një tren të ri për vetëprodhimin, ashtu do të lehtësojmë procedurat për instalimin e paneleve folto-voltaike, sigurisht kur nuk bëhet fjalë për shkëmbim. Do të prodhojë nga 100 deri në 150 megavat për orë, ne synojmë të marrim maksimumin.

Gara për ofruesit e impianteve diellore do të hapet më 1 tetor, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë duke nisur nga data 1 nëntor sipas parimit “i pari që aplikon, shërbehet i pari”. Do ketë një aplikacion elektronik transparent ku qytetari do shikojë se i sati është në aplikim. Aplikimet e para janë 2000, por këtë numër e kemi vënë për efekt të numërimit.

EMISIONET