Ballkani jashtë BE, ish-kryeministri italian për Rtv Ora: S'ka justifikim, vendet e rajonit duhet të jenë në Union

Lëvizja 5 Yje ka qenë e do të vazhdojë të jetë në krah të vendeve të Ballkanit Perëndimor e në mbështetje të politikës së pranimit të tyre për të hyrë në Bashkimin Europian,

"Çështje barazie e drejtësie", deklaron për RTV ORA ish-kryeministri italian Giuseppe Conte.

Lideri aktual i Lëvizjes 5 Yje, ish-kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar sot një takim mediatik me gazetarët e huaj në Itali, duke përcjellë qëndrimin e kësaj force politike mbi qasjen e qeverisë italiane e të vetë Bashkimit Europian ndaj luftës në Ukrainës.

Për RTV Ora ai ka shprehur qëndrimin e kësaj force politike, mbi përpjekjet prej vitesh që vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë për të hapur negoaciatat me Bashkimin Europian.

Alba Kepi: Gjatë dy qeverive që ju drejtuar shumë herë keni nënvizuar rëndësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë për të qënë pjesë e Bashkimit Europina, e gjë që ka munguar deri sot. Si e shpjegoni këtë hezitim të BE?

Giuseppe Conte: Ashtu siç e thatë dhe e kujtuat ju shumë drejt, unë jam përpjekur shumë që procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian pëmes vendeve të Ballkanit Perëndimor të kryhej. U bënë shumë vite që këto vende presin të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Shumë herë gjatë samiteve të Këshillit Europian jam shprehur se këo vende detyrat e tyre të shtëpisë i kanë bërë, e t'i mbash ende jashtë Bashkimit Europian nuk ka më asnjë justifikim. 

Alba Kepi: Sa preokupon situata e sotme në Ukrainë dhe për territorin e këtyre vendeve?

Giuseppe Conte: Pas kërkesës së Ukrainës për të hyrë e qënë pjesë e Bashkimit Europian, opinioni im është se duhet të merren parasysh kërkesat e mëparshme të këtyre vendeve për të qënë pjesë e BE. Sëbashku me Lëvizjen 5 Yje do të vazhdoj të kërkoj që kërkesa e vendeve të Ballkanit Perëndimor të pranohet.Është një çështje drejtësie, janë kërkesa ligjërisht të drejta, pra janë çështje barazie.

Lëvizja 5 Yje në këtë situatë të vështirë e komplekse ndërkombëtare, ka kërkuar që Bashkimi Europian të ketë një qasje politike me një strategji ndryshe.

"Nuk është një luftë kundër Rusisë", u shpreh lideri i kësaj force politike, Giuseppe Conte.

Dënojmë fort, tha ai, sulmin rus në Ukrainë, jemi pro ndihmës ndaj Ukrainës, popullit ukrainas e Presidentit Zelensky, e pro sanksioneve ndaj Rusisë.

Giuseppe Conte: Italia është në draftligjin e tretë të aprovimit të furnizimit ushtarak ndaj Ukrainës e pas dy muaj e gjysëm konflikti të armatosur  mendoj se është e duhur të piqet për një stategji më të përpunuar nga ana e Bashkimit Europian. Lajmi i fundit i këtyre orëve se SHBA po lëvron 40 miliardë dollarë dhe në ndihma ushtarake për Ukrainën, dimë se Britania e Madhe është e impenjuar në ndihma të mëdha ushtarake në këtë drejtim e mendoj se pas fazës fillestare, BE duhet të përqëndrojë rolin e forcën e saj në negociimin, presionin e rrugën për një zgjidhje politike.

EMISIONET