Ballkani i Hapur/ Zaimi: Nuk përfitojmë asgjë, humbasim para. Shqipëria nën 'sqetullën' e Serbisë

Ballkani i Hapur/ Zaimi: Nuk përfitojmë asgjë, humbasim para.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, politologu Arbër Zaimi, ka komentuar Forumin Ekonomik Rajonal që u mbajt ditën e sotme në Shkup.

Samiti i Shkupit për Bashkëpunim Rajonal ka konkretizuar në letër një sërë marrëveshjesh përfshirë atë për lëvizjen e lirë të mallrave në pikat doganore dhe veturave, dakordësi që duhet të zbatohet në janar të vitit 2023.

Ndërkohë Zaimi, është shprehur se kjo është një nismë që ka dështuar, teksa shton se është e rrezikshme për Shqipërinë, pasi kjo e fundit do të humb dhe nuk do të përfitojë.

Sipas tij, kur Shqipëria hyn në marrëveshje ekonomike me Serbinë, kemi të bëjmë me një marrëveshje varësie.

Zaimi thekson se Shqipëria po hyn nën sqetullën e Serbisë.

Arbër Zaimi: Kjo është një nisëm që tashmë mund të ko0nsiderohet e dështuar,. Nëse u quajt “Minishengen” ideja e krijimit të  një komuniteti ekonomik dhe të ngjashmë me Bashkimin evropian, për 6 vendet Ballkanit Perëndimor,tani kemi vetëm 3 vende. Pra është një mikroshengen. Çfarë po ndodh unë mendoj se është rrezikshme sepse i bie që interesat ekonomik, të Shqipërisë, janë gjithmonë paralel dhe në përputhje me ato të Kosovës, janë gjithmonë interesa të cilët kanë kapje euroatlantike dhe në këtë rast Shqipëria po hyn në patronazhin, apo nën sqetullën e Serbisë, politika dhe ekonomia e së cilës është anti-Nato dhe është pjesë e Unionit euroazitik, që është një komunitet ekonomik, gjeopolitik, me qendër Rusinë.

Pra kjo që po ndodh është e rrezikshme, mendoj se qytetarët e Shqipërisë nuk përfitojnë nga kjo nismë, përkundrazi, humbin. Që Shqipëria ka një bilanc tregtar me Serbinë që është çdo vit gjithmonë në humbje. Prej tregtisë më Serbinë Shqipëria humb rreth 120 milionë euro në vit, ndërkohë prej tregtisë me Kosovën Shqipëria fiton 150 milionë euro në vit. Rama po rend për të bërë marrëveshje me vendin nga i cili ne humbim si publik para, ndërkohë që po deskriminojmë dhe po qëndrojmë larg Kosovës , nga e cila Shqipëria fiton para.

Shqipëria eksporton në Kosovë dhe shet produktet e saj. Sa i përket Serbisë dhe marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Serbinë, mendoj se kanë dritëshkurtësi ekstreme. Kemi të bëjmë me rastin tre vendeve, Shqipëri, Serbi , Maqedoni, me tre koncepte të ndryshme të ekonomisë. Serbia dhe Maqedonia janë të angazhuara shtetërisht me ekonominë e tyre që të afrojë industrinë dhe teknologjinë e re, sidomos të prodhimit të makinave, një politik ekonomike të cilën Shqipëria nuk e ka.

Po ashtu Serbia njihet që subvencionet, prodhimin bujqësor, një politik që Shqipëria nuk e ka. Kur Shqipëria hyn në marrëveshje të tilla me Serbinë, atëherë vlen të shohim se ka të bëjë për një marrëveshje varësie, dominancë e cila thjesht e rrit tregun e Serbisë dhe e sjellë atë edhe në Shqipëri, edhe zyrtarisht. Serbia është shumë prezente me produktet e saj në tregun e Shqipërisë, duke vështirësuar konkurrencën e prodhuesve shqiptarë.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET