Balliu: Rama po e shkatërron reformën në drejtësi, asnjë i arrestuar për aferat

Në një intervistë për Ora News, deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se parlamenti nuk është legjitimi dhe si i tillë nuk mund ta shkarkonte presidentin Meta.

Sipas tij, Gjykata kushtetuese do të japë një vendim pro Metës në këtë rast dhe tha se Rama duhet të japë dorëheqjen më pas.

Balliu: Parlamenti dihet se cili është, pa moral. Nga ana ligjore ai parlamenti është anti-kushtetues sepse nuk ka 140 deputetë dhe ku disa deputetë janë futur aty në shkelje të ligjit dhe duhet që të mbajnë përgjegjësi se paguhen nga taksat tona. Ai është një parlament që nuk kërkon dot shkarkimin e presidentit duke thënë se ka qenë radikal në mbrojtje të votës. Po shumë mirë që ka qenë radikal në mbrojtje të votës dhe vjedhjes së saj, se probleme është vjedhja e votës nga qeveria.  

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë më këtë veprim. Nuk e di se çfarë do të bëjë ky parlament kur të vendosë kjo gjykatë se presidenti të vazhdojë punën. Çfarë do të bëjë kryeministri? Do të japë dorëheqjen? Normalisht që Rama nuk duhet të ishte fare kryeministër me zgjedhje të vjedhura.

Sipas Balliut, pavarësisht denoncimeve të shumta kundrejt aferave, drejtësia nuk ka marrë asnjë veprim konkret, pasi Ram po e shkatërron Reformën në Drejtësi.

Balliu: Ne kemi denoncuar së bashke më mediat një sërë aferash korruptive me fakte dhe video, por pavarësisht kësaj nuk merret asnjë hap ligjor ndaj personave përgjegjës. Në rastin e vjedhjes së Unazës nuk kemi asnjë të arrestuar, pavarësisht se kishim fakte të publikuara, ashtu edhe me inceneratorët apo përgjimet e BILD. Merrni vetëm Erion Veliajn, del në përgjimet e antimafias dhe nuk i ndodh gjë.

Dëgjohet shpesh nga mazhoranca se po bëjnë reformën në drejtësi. Si e bën qeveria dhe Rama këtë reformë? Se këtu mbaron drejtësia. Rama në fakt po e shkatërron këtë reformë. Prandaj nuk kemi gjykata akoma për shkak të interesave që ka vetë Rama për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë.

EMISIONET