Balla-Berishës: Gjenocidi serb në Srebrenicës është ushqyer me naftë kontranbandë nga ty!

Nga Foltorja e Kuvendit kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla i ktheu përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me rezolutën e masakrës së Srebrenicës.

Balla tha se gjenocidi serb në Srebrenicës është ushqyer me naftën që ka dërguar Berisha, duke e quajtur si një përfaqësues i botës së përtejme.

Balla: Masakrës së Srebrenicës ka ndodhur në vitin 1995. Kjo që sapo dëgjuat nga përfaqësuesi i botës së përtejme që është njeriu i vetëm në këtë sallë që kanë përgjegjësi direkte për turpin që ka marrë Shqipëria aso kohe. Kisha kohë që të prisja të t’i thoja këto gjëra, gjenocidi serb në Srebrenicës është ushqyer me naftën prej teje Sali. Ne nuk mund të përdoremi si kuvend nga një përfaqësues i botës së përtejme.

Al Gore ka publikuar një raport ku thyhet se Shqipëria ka furnizuar me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Në bazë të këtij raporti bihet në përfundim se Shqipëria ka thyer embargon e vendosur nga SHBA. Ti nuk merr dot asnjë mbështetje dhe rezolutë këtu.

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha tha se publikisht në Shqipëri dhe në OKB ka qenë kundër embargos se penalizonte Kosovën

Berisha: Sali Berisha publikisht në Shqipëri dhe në OKB ka qenë kundër embargos se penalizonte Kosovën. Sali Berisha ka marrë çdo masë kundër kontrabandës veçse furnizimit me të gjitha armët e mundshme të Bosnjes e Kroacisë.

 

EMISIONET