Balla bën bilancin e "Tempullit": Qindra të arrestuar dhe proceduar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë një bilanc sa i takon megaoperacionit “Tempulli”, në luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Balla në reagimin e tij shkruan se se deri tani janë 482 persona të arrestuar apo proceduar. Ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve, stafeve pedagogjike dhe nxënësve që të raportojnë çdo paligjshmëri.
Lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” po jep çdo ditë rezultate, me 482 persona të arrestuar/proceduar deri më tani.
Përgëzoj ????????♂️???? Policinë e Shtetit në Dibër dhe Mat për goditjet e djeshme dhe nxis gjithë strukturën e Policisë të vazhdojmë intensifikimin e forcës sonë goditëse ndaj çdo forme kriminaliteti.
Ripërsëris ftesën time për qytetarët, stafet pedagogjike dhe vetë nxënësit që të mbështetin punën e Policisë në kuadër të #PaketaeSigurisënëshkolla duke raportuar çdo paligjshmëri.