Balla-Alibeajt: S’mund të keni monopolin e propozimeve, sillni 3 kandidatë, por jo nga non grata

Kanë nisur negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës në ambientet e kuvendit.

Taulant Balla nga PS tha se Raundet e para i takojnë opozitës sepse mazhoranca nuk i ka 84 vota në kuvend për ta zgjedhur presidentin.

Balla: Kanë ngelur edhe 4 raunde deri në fund të këtij procesi. Raundet e para i takojnë opozitës sepse ne nuk i kemi 84 vota në kuvend, prandaj na takon që të jemi bashkëpunues. Ne kemi pasur dëshirën që të ulemi të gjithë. Ju thoni se opozita të ketë të drejtën e opozitës, por jo monopolin e propozimit. Çdo palë e ka pasur të drejtën e propozimit.

Ne të hënën kemi raundi ne dytë për zgjedhjen e presidentin. Duhen 20 firma deputetësh për propozim. I keni ju 20 firma për të propozuar një kandidat? E tillë është procedura kushtetuese. Silleni kandidatin! Opozita mund të sjellë 3 kandidatë, por besoj se keni parasysh se kemi një kusht që kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk pranojmë. Ne nuk do të propozojmë kandidatë pa propozuar ju. Ju do të propozoni dhe do të shprehemi me votë pastaj. Në fund do të propozojmë edhe ne.

EMISIONET