Baçi: Me 7 korrik prova gjenerale e deputetëve të PD, do "pushkatohen" politikisht apo do i bashkohen Berishës

Për publicistin, Agim Baçi, 7 korriku është prova e gjenerale e deputetëve të pabindur të PD-së për tu vënë ose jo nën rreshtin e kreut të PD-së Berisha.

Në "Ora e Betit" në Rtv Ora ai thotë se nëse nuk e kalojnë dot testin do "pushkatohen politikisht."

Baçi: Berisha zgjodhi 7 korrikun, në një ditë të nxehtë për të vënë PD në rreshtin e tij. Duke qenë se grupin parlamentar nuk e futi dot në atë hulli dhe disa njerëz të tjerë të cilët i ka pasur rreth e rrotull, e shoh 7 korrikun si përpjekje të Berishës që edhe ata deputetë që nuk janë rreshtuar akoma, kanë provën gjenerale nëse do të pushkatohen politikisht duke u thënë se jeni të kundërshtarit apo do të bashkohen me Berishën në protestë.

EMISIONET