Baçi: Berisha sot është 'Santiago' që ka kapur PD, por në breg do të nxjerrë vetëm një skelet

Publicisti Agim Baçi e konsideron një betejë të gabuar të Berishës rikthimin në krye të PD. Në "Ora e Betit" në Rtv Ora, ai thotë se nuk mund të asociohet me një person që nuk ka zgjidhur ende çështjen e non gratës me SHBA.

Baçi: Jam dakord që një politikan të mbrojë dinjitetin e tij personal. Por në botë bëhet duke dhënë dorëheqjen nga deputet, nga ministër, nga kryeministër, nga president, shkon para gjykatës. Në momentin  që je në politikë je përfaqësuesi im. Ky është rast i kundërt i asaj që ndodh në politikën botërore, ti merr pelerinën e partisë tënde për tu mbrojtur për një çështje që është vetëm e jotja dhe unë shpresoj që ta zgjidhë. Por jo në emër të PD, jo me pelerinën e PD dhe jo këtë model që ka zgjedhur. Unë nuk mund të asocohem me një njeri që nuk ka zgjidhur një problem non grata. Nuk mund të bëjmë shaka se ka dy Amerika. Erdhi Pompeo dhe se takoi. Deri sot nuk ka asnjë prononcim të ndërkombëtarëve dhe mos bëjmë kot atë të qënit sovranist. Ky vend ka pas nevojë për miq të rëndësishëm si SHBA, si partnerë të rëndësishëm të BE, ka qenë fat i madh që SHBA ka qenë në krahun tonë. Berisha sot është Santiago që vërtetë e ka kapur peshkun, e ka kapur PD, por në breg do të nxjerrë vetëm një skelet.

EMISIONET