Babrruja pa ujë të pijshëm në mes të vapës, banorët: Të paktën të na furnizojnë për depozitat

Banorët e zonës së Babrrusë nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Ata thonë se nuk munden të përballojnë këtë situatë. Nën temperaturat e larta dhe në kushte pandemie, mungesa e ujit po kthehet në rrezik për shëndetin.

Ndërsa në zona të ndryshme të Tiranës, qytetarët kanë ankesa për cilësinë e ujit e pijshëm, banorët e Babrrusë furnizohen vetëm një orë në ditë.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe në situatë pandemie, mungesa e ujit të pijshëm për ta është makth.

Thonë se nuk arrijnë të mbushin as depozitat.

"Nuk mbushet. Gratë e vuajnë më shumë se do lajnë, do gatuajnë. Edhe uji që vjen, vjen i ndotur."

"Blejmë ujë për të pirë, blejmë ujë për të larë enët."

"E vështirë shumë pa ujë. Të mos kesh ujë me u la në gjithë këtë vapë është tmerri më i madh."

Apelojnë që autoritetet e Bashkisë të ndërhyjnë sa më parë.

"Nuk kemi asnjë përkrahje. Na lidhën ujë me Bovillën e Vjetër dhe erdhi Tirana dhe na e ndërpreu, tha është e paligjshme."

Problematika e furnizimit me ujë në Babrru, e bartur prej kohësh, nuk dihet se kur do të marrë zgjidhje.

EMISIONET