Babë e bir humbën jetën në shpërthimin tragjik në Lushnjë, miratohet ndihma financiare për familjen

Babë e bir humbën jetën në shpërthimin tragjik në

Familja e Roland dhe Lidio Hoxhës, që humbën jetën në shpërthimin tragjik në një magazinë në Lushnjë, është raportuar se do të marrë ndihmë financiare.

Këshilli bashkiak i Lushnjës ka miratuar ndihmën e menjëhershme për familjen e viktimave.

Fillimisht, shuma ishte parashikuar 300.000 lekë, por nga anëtarët e Këshillit u propozua që kjo vlerë të arrinte në 500.000 lekë. Fondi është parashikuar për shpenzimet e varrimit.

Kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, u shpreh se është ngritur dhe një grup pune për evidentimin e të gjitha dëmeve që shkaktoi ky shpërthim në banesa dhe biznese.

HETIMI

Babë e bir humbën jetën në shpërthimin tragjik në

Nga ana e saj, Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurorinë e Fierit dosjen për ngjarjen tragjike ndodhur paraditen e së premtes ku humbën jetën dy persona dhe 7 të tjerë u plagosen, në mesin e tyre deputetit i PS, Bujar Çela, në biznesin e të cilit ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve janë ngritur zyrtarisht tre akuza, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 të premten në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen, të cilat po përdoreshin për saldim.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën dy persona, Roland Hoxha dhe djali i tij, Elidon Hoxha. Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET