Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK kërkon konfiskim edhe të varrezave, televizionet mall i bankës

Avokati i Presidentit të Yldon Media Group, Jordan Daci u shpreh se në lidhje me kërkesën për konfiskimin e pronave të z. Ylli Ndroqi tha se sot legjislacioni në fuqi nuk justifikon që për 100 lekë të konfiskosh 100 milionë lekë.

Daci tha se prokuroria ka ngatërruar vlerën e pasurisë me vlerën e të ardhurave, duke theksuar se nëse të ardhurat do të ishin në disproporcion, sekuestrimi duhet të ishte në raport më përqindjen që pretendohet, jo vlerën e përgjithshme të pasurive.

Daci: Prokuroria nuk po e bën nga asgjëja këtë gjyq. Kushtetuta ofron barazi përpara ligjit për të gjithë. Kemi pasur mjaft raste të ngjashme. Sot legjislacioni në fuqi nuk justifikon që për 100 lekë të konfiskosh 100 milionë lekë. Për të mos thënë se të ardhurat i kemi 17 milionë, por vlera e pasurisë është shumë herë më e madhe. Prokuroria ka ngatërruar vlerën e pasurisë me vlerën e të ardhurave. Edhe nëse të ardhurat do të ishin në disproporcion, sekuestrimi duhet të ishte në raport më përqindjen që pretendohet, jo vlerën e përgjithshme të pasurive.

Daci shtoi se e gjithë Ora News, është bërë me kredi bankare, janë garanci për shlyerjen në bankë, deri në shlyerjen e kësteve.

Daci: Prokuroria nuk e di se sa vlejnë provat, se nuk ka një vlerësim sa  vlejnë. E gjithë Ora News, është bërë me kredi bankare, janë garanci për shlyerjen në bankë. Duhet të jesh injorant që të pretendosh që mallin e huaj ta konfiskosh. Prona bëhet e z. Ndroqi kur shlyhet e gjithë kredia. Nuk kanë turp, se nuk marrin vesh dihet, vetëm nëse duan të bëjnë ushtarin e ndonjërit me urdhër politik. Për secilin vit ne kemi justifikuar çdo cent. Sfidojmë këtë të dojë dhe e vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin. Kemi dokumentacion të saktë dhe me bilance. Ata kanë marrë dhe duan të konfiskojnë apartamente të privatizuar në vitet '90 si gjithë shqiptarët, ose akoma kërkojnë të konfiskojnë varrezat e fshatit.

EMISIONET