Avokati i Yldon Media Group: Do kërkojmë riekspertim

Avokati i Presidentit të "Yldon Media Group", Jordan Daci u shpreh se në lidhje me kërkesën për konfiskimin e pronave të z. Ylli Ndroqi Gjykata ka 6 muaj kohë për ta përfunduar hetimi, tashmë gjyqësor.

Avokati Daci u shpreh se gjëja e parë që do kërkohet është një ri-ekspertim  me grup ekspertësh ku të realizohen të drejtat të cilat janë shkelur.

Daci: "Gjykata ka 6 muaj kohë për ta përfunduar dhe besoj që do ta ezaurojë plotësisht ose pjesërisht, nuk e dimë dinamikën e hetimit gjyqësor. Strategjia jonë është shumë e thjeshtë. Ne e kemi bërë arsyetimin financiar për secilën pronë, pra secila pronë ka dosje. Madje kemi bërë edhe atë që s'e kanë bërë kurrë ata, kemi bërë edhe foto me të dhëna gjeografike të sakta në koordinata që të kuptojnë ata se çfarë po them. Do të thotë foto të karakterit elektronik dhe të printuara të cilat mund të shërbejnë për ekspertiza të thelluara të secilit rast. Kemi bërë analizë financiare të detajuar përtej kërkesave që ka ligji dhe Prokuroria dhe gjëja e parë që do kërkojmë ne është një ri-ekspertim me një grup ekspertësh ku ne të na realizohen të drejtat që përcakton ligji se kjo është një e drejtë që na është shkelur.

Aktet e Prokurorisë janë të papërdorshme dhe një pjesë e provave janë të pavlefshme. Ata kanë bërë këqyrje, kanë shkuar në fshat ku kanë gjetur mure nëpër rrugë dhe kanë thënë i ka bërë zoti Ylli Ndroqi. Deri atje ka arritur budallallëku. Ka pasur një hetim ët paplotë, të njëanshëm, paragjykues me një qëllim të parapërcaktuar për të nxjerrë një bilanc negativ për rastin e zotit Ndroqi. Kështu që ne do i kërkojmë Gjykatës dhe kemi besim që nuk do bjerë në nivelin ordiner ku ka rënë organi i akuzës sepse nëse do ishte i drejtë do kishte bërë një gjë tjetër. Nëse ai mendon se ka të drejtë gjëja e parë që duhet të bënte është të zbatonte ligjin si për gjithë të tjerët. Nëse ata duan të bëjnë të fortin sigurisht ne nuk jemi prokurorë, nuk kemi polici mbrapa le të vijnë ta marrin me forcë. "

EMISIONET