Avari në lundrim, policia kufitare dhe qytetarët shpëtojnë çiftin çek dhe vajzën e tyre në Dhërmi

Avari në lundrim, policia kufitare dhe qytetarët shpëtojnë

Policia Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me  2 qytetarë me mjete lundruese private, u erdhi në ndihmë pasditen e sotme 3 turistëve të huaj të cilëve iu rrezikua jeta, si pasojë e dallgëve të detit.

Policia Kufitare në Dhërmi, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative në DVP Vlorë, se në Palasë tre turistë të huaj të cilët ishin duke lundruar në det me 1 mjet lundrues "Kayak", po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit, menjëherë  kanë nisur kërkimet.

Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues "Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave.

Tre turistët e huaj çekë, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre, nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Avari në lundrim, policia kufitare dhe qytetarët shpëtojnë

EMISIONET