Maliq, automjeti përplas vëllezërit me biçikleta, njëri vdes, tjetri shpëton

një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Drithas-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimet të fshatit Drithas kur një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.

Burime bëjnë me dije se në biçikletat po udhëtonin dy vëllezër nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik kur një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre ndërkohë që vëllai tjetër ka shpëtuar mrekullisht.

Të njëjtat burimet thanë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po kërkon identifikimin e tij.

Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi çka e bën të vështirë qarkullimin.

Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

EMISIONET