Atë që s’ia bëri dot Berisha, Bujarit të zi të drejtësisë nesër ja bën “Vettingu”

Atë që s’ia bëri dot Berisha, Bujarit të zi të

Nëse ka një gjyqtar që hyri në sistemin e drejtësië, për ti vënë kazmën gjyqësorit dhe gjykatës ku punoi, është pikërisht Bujar alias Jar Musta nga Burreli, por qëndrestar mbi skandalesh prej mbi dy dekadash në Elbasan.

Dhe nëse vettingu duhet të funksiononte në bazë të një teorie, që është ajo e pastrimit të “ajkës së thartuar”, nuk duhet të kishte dyshim që i pari gjyqtar në Republikën e Shqipërisë, që duhet të hynte në procesin e vlerësimit ishte pikërisht Jar Musta.

Të ulesh të shkruash për Bujarin e Zi të Drejtësisë Shqiptare, duhet të kesh përpara një natë të gjatë dimri.

Ku një person të rrëfejë dhe një tjetër të mbajë shënim. Të mbajë shënim se aq shumë gjëra ka Bujari i Zi i Drejtësisë, sa fillon dhe i harron pastaj dhe detyrimisht do të duhet të rish me nge edhe një natë tjetër.

“Bujar i Zi i Drejtësisë”, nuk është një epitet që ja kam ngjitur unë këtij gjyqtari, por është një fjalim i përmendur nga Sali Berisha. Nga Gramshi, ku Berisha ishte në një takim elektoral, sulmoi hapur Bujar Mustën e famshëm duke e etiketuar atë si “Bujarin e Zi të Drejtësisë”.

Më kujtohet si tani që në atë periudhë thagma e lëshuar nga Berisha në Gramsh, mori dhenë për shkak se Jar Musta, kishte liruar një person nga Gramshi, i arrestuar për një vrasje dhe që kjo vrasje kishte bërë bujë në opinionin publik. Jari e kishte sistemuar autorin, por familjarët e viktimës buçisnin nga denoncimet për këtë skandal.

Ndërsa Berisha vijoi sulmet për Bujarin e Zi të Drejtësisë, edhe kur ai vendosi të deklarojë të pafajshëm Suel Çelën, të dyshuar dhe akuzuar në atë kohë nga prokuroria për vrasje.

Sulmet e Berishës bënë që Bujarit të Zi të Drejtësisë vetëm sa ti heqin, postin e kryetarit të Gjykatës dhe çelësat t’ia dorëzojnë një gjyqtari tjetër, si Arben Vrioni.

Por kohët kaluan dhe Berisha haroi Bujarin e Zi të Drejtësisë. As e përmend fare, aq më tepër në këto ditë të shënuara të Bujarit të Zi, që nesër mer verdiktin në “Vetting”.

E ndërsa Berisha ka humbur ndjesinë e përmendjes dhe harresës së Bujarit të Zi, ndjesia e tij e të harruarit nuk ka humbur për të përmendur nëpër statuse “Facebook-u” Suel Çelën.

Me shkarkime dhe paralajmërime për largim nga KLD dhe me rikthime në punë nga vendime gjykatash, të firmosura nga vetë shokët gjyqtarë të Bujarit, ai ka mundur ti shpëtojë çdo gjykimi duke qëndruar solid në korridoret e gjykatës së Elbasanit.

Mirëpo atë që Sali Berisha nuk arriti t’ia bëjë dot për tre vite me rradhë, kam përshtypjen se nesër, “Bujarit të Zi të Drejtësisë”, ia bën “Vettingu”.

Dhe njëriut që livadhisi për vite me rradhë nëpër korridoret e gjykatës së Elbasanit, duke flirtuar me njerës që në Elbasan njihet me nofkën “Toka e Males”, apo “Mimi i Dodës”, Lalën Qazim, e Çapjat, mikun Kamer apo Jot Asllanin, sot asnjëri prej tyre si vjen dot në ndihmë për t’ia diktuar vendimin, në mënyrë që Bujar i Zi i Drejtësisë të shpëtojë.

As gjysh, Thimio Kondi, nuk të dikton më vendimet për të shpëtuar.
“Bujari i Zi i Drejtësisë” ishte një star në ngritje në Gjykata. Por duke lajthitur në të gjitha format e mundshme dhe duke e djallosur punën me politikën, sot nuk mund të pretendojë e apspirojë se ka në vetting, mburojën imunitare që kishte Kreshniku i Partisë.

“Bujari i Zi i Drejtësisë”, sot është paraqitur në gjykatën e Elbasanit, duke zhvilluar 8 gjyqe penale dhe civile. Një zell i admirueshëm pune edhe në sekondat e fundit të shërbimit të tij në gjykatën e Elbasanit.

Dhe më e çuditshmja është fakti se teksa Bujar i Zi i Drejtësisë zhvillonte gjyqet, lart mbi sallën e tij, zhvillohej një mbledhje me gratë dhe vajzat e gjykatës së Elbasanit, ku diskutohej nëse ishte ngacmuar ndonjëra prej tyre seksualisht nga Bujari i Zi apo jo.

Hajde gjykatës hajde. As në paroditë më të goditura nuk gjen të tilla ngjarje dhe të shkruar të tilla skenare.

Gratë dhe vajzat e gjykatës në ditën e fundit të Bujarit të Zi në gjykatë, shohin në sy njëra-tjetrën për të kuptuar nëse janë ngacmuar seksualisht apo jo! Hapu dhe, e bëj derman.

Edhe kjo duhej, Bujar i Zi, paska qënë temë diskutimi në një skandal të mundshëm seksual brenda mureve të gjykatës.

Një marionetë si Bujar i Zi i Drejtësisë që sot vijon të hiqet si Kryetar i Gjykatës së Elbasanit, nuk i duhet as sistemit të drejtësisë por as shoqërisë.
Eh mor Bujar, i ka jeta këto tatëpjeta…

 

EMISIONET