'Art me Kostën' emisioni më i ri në Rtv Ora, çdo të shtunë ora 12:30

"Art me Kostën" është emisioni më i ri që do të transmetohet  në ekranin e Rtv Ora.

Nën moderimin e Kosta Zhongës,  "Art me Kostën" do të transmetohet çdo të shtunë, në orën 12:30 në Rtv Ora.

"Fokusi do të jetë gjithmonë te fëmijët. Pjesa e parë do ketë piktura , pjesa e dytë do të jetë riciklimi, do krijojmë vepra arti me materiale të riciklueshme. Te pjesa e tretë fëmijët do bëjnë punime me plastelinë. Fëmijët kanë shumë qejf të punojnë me plastelinë", thotë Kosta Zhonga në emisionin "Ditë e Re".

EMISIONET