Arrestojnë të riun në Lungomare, e dashura e tij konfliktohet më policinë për ta mbrojtur

Arrestojnë të riun në Lungomare, e dashura e tij konfliktohet

Prangosja e një të riu nga policia e Vlorës ka shkaktuar momente tensioni në Lungomare.

E dashura e të riut në shenjë proteste ndaj arrestimit është përplasur me policinë duke i goditur që ti lirojnë të dashurin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Pavarësisht kësaj, i riu u mor me furgonin e policisë ndërkohë që skena mblodhi rreth vetes shumë kureshtarë për të mësuar çfarë po ndodhte.

Pas shoqërimit të djalit në polici mësohet se vajzës i ka rënë të fikët. Ajo është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës.

EMISIONET