Arrestohet shoferja e aksidentit tek "Kodra e Diellit" , zbulohet gjëndja shëndetësore e kalimtarëve që u përplasën nga 29 vjeçarja

Eshtë arrestuar  29 vjeçarja e cila shkaktoi aksidentin mbrëmjen e 15 gushtit 2022 tek “Kodra e Diellit” në Tiranë ku aksidentoi 4 kalimtarë të rastit mes tyre dhe një fëmijë.

Policia e Tiranes informin sot se të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi Bazgan Hysa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet u mësua se 29-vjeçarja Elinta Garo kishte humbur kontrollin e mjetit  duke përplasur fillimisht 27- vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj.

Më pas ka tentuar të ndryshojë drejtimin e mjetit duke aksidentuar edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa, si edhe një fëmijë me inicialet R.M.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia informon sot se të aksidentuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve Bazgan Hysa. 

Rreth orës 14:00 u njoftua se Bagzan Hysa humbi jetën në spital. 

Dyshohet se aksidenti u shënua si pasojë e përdorimit të telefonit në timon.

Arrestohet shoferja e aksidentit tek "Kodra e Diellit" , zbulohet

EMISIONET