Arrestohet shoferi i kamionit që u përplas me benzin në Rrogozhinë-Elbasan ku humbi jetën 27 vjeçari

Arrestohet shoferi i kamionit që u përplas me benzin në

Policia ka arrestuar shoferin e kamionit që përplasi benzin ku humbi jetën 27 vjeçarit. Aksidenti i rëndë u shënua më 4 gusht 2022 në aksin Rrogozhinë – Elbasan në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit".

49 vjeçari akuzohet pë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. “duke drejtuar një mjet kamion është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Festim Meçe, dhe si pasojë e aksidentit 27-vjeçari ka humbur jetën’ informoi sot policia.

Mjeti tip "Benz" të cilin e drejtonte 27-vjeçari u përplas me kamionin, drejtuesi i të cilit u shoqërua në gjendje të rëndë psikologjike.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal dhe rrethanat në të cilat ndodhi ai mesditën e të enjtes, 4 gusht 2022.

Efektivët e zjarrfikëses punuan për disa minuta me radhë për nxjerrjen e trupit të Festimit nga makina pasi përplasja ishte e fortë, mjeti ishte shkatërruar i gjithi dhe nxjerrja e trupit ishte e vështirë.

EMISIONET