Shoqërohet në mesnatë efektivi i gardës, që shërben pranë Vettingut

Shoqërohet në mesnatë efektivi i gardës, që

Arsan Demaj, një efektiv i Gardës së Republikës që shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “Vetting”, është shoqëruar mesnatën e djeshme nga punonjësit e policisë të komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Arsan Demaj, ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar t'i qëndrojë një patrulle policore që ishte e pozicionuar në një postobllok në rrugët e Tiranës.

Demaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe më pas është larguar me automjet.

Por pas ndjekjes është bërë neutralizimi i tij. Në momentin e ndalimit, mësohet se Arsan Demaj, ka kundërshtuar urdhrin e policisë për ta shoqëruar në polici, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike.

Më pas Demaj është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë, ku mësohet se materialet hetimore do i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.

Pas verifikimit u la i lirë.

EMISIONET