Burg për Bllakon edhe për incineratorin e Elbasanit. Prova, e-mailet në kompjuterin e tij

Gjykata e Posacme e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe miratoi kërkesën e prokurorisë së posacme për vendosjen e një mase të dytë sigurie për ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Ai ishte i akuzuar për incinertorin e Fierit ndërsa pas vendimit të fundit është tashmë i akuzuar edhe për inceneratorin e Elbasanit. Prova kryesore janë e-mailet e gjetura në kompiuterin e tij ku komunikon me bosët e incineratorëve.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për caktimin e një mase të dytë sigurie ndaj ish deputetit të PS Alqi Bllako, I akuzuar në çështjen e incineratorëve.

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas refuzimit të masës nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë. Dy javë më parë SPAK i kishte kërkuar GJKKO-së një masë sigurie "arrest në burg" për Alqi Bllakon për Inceneratorin e Elbasanit, por i është refuzuar dy javë më parë nga gjyqtari paraprak.

Bllako ishte i dyshuar për Inceneratorin e Fierit, por gjatë hetimeve të SPAK rezultoi se kishte prova që e implikojnë Bllakon edhe tek Inceneratori i Elbasanit.

Disa email-e në kompjuterin e Alqi Bllakos evidentojnë komunikime të drejtpërdrejta të tij me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe pronarëve të tjerë të kompanive të inceneratorëve në skemën e tyre të mashtrimit.

Email-et që konsiderohen komprometuese janë nxjerrë nga adresa private e Bllakos dhe kanë të bëjnë me procedurat e ndjekura për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Për hetuesit është konsideruar provë dhe në këtë mënyrë, përveç akzuzës për Fierin, Bllakos i është komunikuar akuzë edhe për Elbasanin.

Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit.

Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.

EMISIONET