Armë dhe municione në banesë, arrestohet 44 vjeçari në Elbasan, ja çfarë i sekuestroi policia

Një 44-vjeçar në Elbasan është arrestuar ditën e sotme pasi në shtëpinë e tij janë gjetur një arsenal armësh.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Kral”, ka rënë në pranga shtetasi G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

Ndërkohë janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundraligjshme.

“Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.”- njofton policia e Elbasanit.

Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore  Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe  prodhimi i armëve,  armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

EMISIONET