Arkiv/ Ardian Narkaj u arrestua edhe në 2008-tën për vrasje të dyfishtë, por iu arratis policisë për 10 vite

Ardian Narkaj u plagos ditën e sotme gjatë një operacioni të RENEA-s, duke refuzuar kërkesën për vetëdorëzim.

Ardian Narkaj është një emër i njohur për policinë pasi ai ishte në kërkim, i dënuar me 21 vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.

Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, ku janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gjergj Shota dhe Ton Ulaj.

Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 21 vite burg për veprat penale “Vrasja  rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Madje ai ishte prangosur nga policia aso kohe, por ai ka mundur të arratisej për rreth vite, duke bërë që vetëm sot policia të bjerë në gjurmët e tij.

EMISIONET