Çeku: Rama e Kurti po pengojnë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë jo “Open Ballkan” emergjencë…

Diplomati Arben Çeku e quan nismën  “Open Ballkan” një sforcim të cilit nëse nuk do ti bashkohen dhe tre vendet e tjera atëherë konsiderohet nul.

Në studion e “Ora e Betit” mbrëmjen e sotme në RTV Ora Agim Çeku nënvizon faktin se mungon transparenca. 

“Open Ballkan” është sforcim për aq kohë sa janë 3 vende dhe 3 nuk janë është gjysmë i pjesshëm.

Arben Çeku: “Nuk kemi qartësi e transparencë se kush është destinacioni përfundimtar. Kancelarja Merkel u përpoq të mos i shtojë elementet e konfliktualitetit. Sa i takon “Open Ballkan” nuk e hodhi poshtë por theksoi rëndësinë e procesit të Berlinit”

Por kush po gabon Rama apo Kurti

Arben Çeku: Nuk është “Open Ballkan” ai që po pengon marrëdhëniet me Shqipërisë e Kosovës. Janë marrëdhëniet personale mes dy kryeministrave, dhe tema duhet të jetë çfarë i pengon dy kryeministrat të bashkëpunojnë në favor të dy vendeve. ”Open Ballkan” nëse nuk do i bashkohen tre vendeve të tjera është nul. Gjithëpërfshirja është elementi bazë.

Shqetësimi

Diplomati Arben Çeku shpreh me shqetësim marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë në këto moment ndërsa vë në dukje se emergjente është fakti që Tirana e Prishtina duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit.

Arben Çeku: “Çelësi i bashkëpunimit është ku është Kosova në raport me Serbinë.  Ne jemi të detyruar që një pjesë të marrëdhënieve tona me rajonin, sidomos me Serbinë ti kalojmë përmes Kosovës.  Nuk mund të kemi sukses nëse ne  e trajtojmë Kosovën si vend fqinj. Nuk mund të bëjmë këtë lloj ushtrimi. Në çdo rast kur tentojmë të trajtojmë Serbinë si vend fqinj, nuk do të marrë rezultate konkrete. Vend fqinj e me interesa strategjike kemi Kosovën. Emergjente nga takimi i sotëm është qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit, sepse si e shoh unë nuk ka rëndësi nëse dështon Open Ballkan por dështojnë marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë dhe kjo më shqetëson.

EMISIONET