"Aplikacioni i frikshëm për fjalimet e politikanëve", Burimi: Administrata rrezikon vendin e punës

Analisti Genc Burimi në një intervistë në Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se ekzisto  një aplikacion që "të gjithë punonjësit e administartës duhet ta shkarkojnë dhe të bëjnë like për fjalimet e politikanëve".

Në të kundërt sipas tij nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë  "rrezikojnë të humbasin vendin e punës".

Sakaq ai përkrah propozimin e opozitës për "ndryshme në ligjin e nëpunësve publik, sa i përket angazhimit në jetën politike".

Genc Burimi: Aplikacioni është i frishëm. Duhet që të gjithë punonjësit e administartës të shkarkojnë aplikacionin dhe të bëjnë like për fjalimet e politikanëve dhe nëse nuk e bëjnë rrezikojnë të humbasin vendin e punës.  Projektligji është një gjë shumë e mirë. Kur je në opozitë ti nxjerr çdo gjë që ke në bark pastaj kur vjen në maxhorancë harron çdo gjë.  Që nga momenti që Berisha mori në dorë PD-në po dalin dosjet, 21 janari,Gërdeci. Kjo nuk është gjë e mirë. Unë dua që Berisha e Meta ta propozojnë që një kryeministër të mos bëjë më shumë se  1 mandat. Opozita duhet të na tregojë përse nuk do të jetë aq e keqe sa maxhoranca.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET