Apeli nuk i jep makinën e sekuestruar prokurorit Sota, rrëzohet kërkesa

Apeli nuk i jep makinën e sekuestruar prokurorit Sota, rrëzohet

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e prokurorit Maksim Sota për lirimin e makinës së sekuestruar.

Makina e prokurorit u sekuestrua pas vendosjes së masës ndaj tij të "arrestit në shtëpi" pasi dyshohet se është blerë nga grupet kriminale.

Sota akuzohet për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".Ndërkohë që prokuroria e posaçme është duke kryer hetime për anëtarët e tjerë të grupit.

Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 urdhërndalimeve në 4 shtete si Itali, Shqipëri e Mali i Zi, ndërsa 10 të tjerë ishin arrestuar më parë.

Mes 28 të arrestuarve është dhe prokurori Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ndaj tyre rëndon akuza e “Shpërdorim detyre” Për zbulimin e rrjetit të organizuar nga zyrtarë të policisë por dhe nga prokurorë ka shërbyer dëshmia e 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Të ndaluar në operacionin “Shefi” dhe Kulmi në vitin 2018 dhe 2020 ata kanë rindërtuar rrjetin po ashtu dhe të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishme.

Akuza ndaj tyre është edhe për pastrim të parave ku janë sekuestruar tashmë apartamente, troje, restorante, njesi tregtare, në total 12 pasuri te paluajteshme, 4 kater shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e rreth 4 milionë eurove.

EMISIONET