Apeli lë në fuqi vendimin për Rovena Vodën, ish-zv/ministria: Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore

Rovena Voda do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie pavarësisht kërkesës së saj për një masë më të zbutur.

Vendimi është marrë nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të Organizuar, e cila nuk ka pranuar argumentat e paraqitura nga ish-zvministrja e brendshme, Rovena Voda që të sigurojë një masë sigurie më të butë se ajo e dhënë nga shkalla e parë, atë të arrestit në shtëpi

ish-zv/ ministrja e Brendshme akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Seanca e cila filloi në orën 11:30 minuta zgjati për gati 1 orë ku para trupës gjykuese u paraqit edhe sekretarja e saj Majlinda Hasani, e ndërsa e akuzuara tjeter Florida Beu, do të dalë më datën 10 gusht pasi nuk ishte në gjendjë të mirë shëndetsore.

Në sallën e gjyqit Voda mësohet të këtë thënë se nuk ka kryer asnjë shkelje, por përkundrazi ka respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës.

Rovena Voda: "Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës. Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t'u larguar është prezumuar. Në çdo rast duhet te vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana."

E ndërsa jashtë dyerve të Gjykatës ajo nuk pranoi të prononcohej.

Ish numri dy i Ministrisë së Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht. Hetuesit kanë qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe kanë vënë në pergjim disa numra telefoni mes tyre edhe te avokates Majlinda Hasani dhe aty është zbuluar edhe marrja e rryshfetit nga ana e zv ministres Rovena Voda.

EMISIONET