Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për Gjergji Kohilën, akuzohet si bashkëpuntor i grupit të Habilajve

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e Shkallës së parë
Gjergji Kohila

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë  për ish-shefin e krimeve Gjergji Kohila.

Ai është dënuar me 8 vite burg, si bashkëpuntor i grupit kriminal të Habiljave.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kohila ka qenë ish-shefi i sektorit të krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Ai u vetëdorëzua në Drejtorinë Vendore Vlorë më 15 dhjetor 2021, pasi Gjykata e kishte dënuar në mungesë me 8 vite burg.

EMISIONET