Apel për ndihmë, Ina Muçi bën thirrje për shpëtimin e nënës nga ciroza hepatike
Ina Muci, një 29 vjeçe nga Devolli, bën apel për ndihmë pas diagnozës së rëndë të nënës së saj e cila vuan me cirozë hepatike.
Për shkak të gjendjes të rënduar dhe kostos së lartë të trajtimit, ajo kërkon mbështetje për të mundësuar trajtimin e saj.
Ina Muçi, një 29-vjeçare nga Devolli, po kalon një periudhë të vështirë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj.
48 vjeçarja po lufton me një sëmundje të rëndë që po i rrezikon jetën.
‘’Nëna ime ka 6 muaj që vuan nga kjo lloj sëmundjeje.
Gjendja e mamit nuk e lejon biopsinë sepse rrezikon dhe si opsion doktorët na kanë thënë për transplant''.
Gjithcka u zbulua kur ajo filloi të humbte peshe e për këtë arsye, mjekët filluan të dyshojnë.
‘’Ne e kuptuam kur mami nisi të ndihej e pafuqishme, të kishte disa njolla të zeza në trup dhe një zverdhje’’.
Pas disa ekzaminimeve u konstatua se ajo vuante nga ciroza hepatike, një sëmundje që i ka përkeqësuar ndjeshëm gjendjen.
‘’Sëmundja mamit i ka shkaktuar edhe shumë probleme të tjera në shëndetin e saj.
Anemi, veshka të dëmtuara dhe kjo lloj sëmundjeje po I shkatërron edhe rruazat e gjakut’’.
Për të kërkohet trajtim urgjent dhe i specializuar ndaj e reja apelon për ndihmën e çdo personi të mundshëm që mund të kontribuojë.
‘’Do ju lutesha më shpirt që kushdo që e shikon këtë video të na ndihmojë të shpëtojmë mamin. Ju lutem më ndihmoni’’.
Pavarësisht përpjekjeve të saj 29 vjecarja thotë se nuk ka mundësi të sigurojnë trajtimin e duhur për shkak të kostove të larta të trajtimin.