Andoni: Brenda PD-së nuk ishin të sigurt se do fitonin, Basha nuk e ka identikitin e kryeministrit

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Basha nuk e ka identikitin e kryeministrit dhe se brenda PD-së nuk ishin të sigurt se do fitonin.

Andoni: Për të krijuar një frymë popullore duhet krijuar një frymë brenda partisë. Shumë brenda PD nuk ishin të sigurt se do të fitonin. Basha nuk e ka identikitin e kryeministrit, nuk di të sillet si kryeministër dhe këtë e ka përcjellë te strukturat.

E pamundur që të strukturat të kishte zgjedhje të vonuara. Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve doli një fiasko e madhe. Programi i tyre ishte asistuar nga Konrad Adenauer, mënyra se si e shpjegonte pa logjikë e me gabime e largoi elektoratin.

EMISIONET