Andoni: Basha nuk shkakton as empati te njerëzit. Jole: Akoma nuk dihet a i ka njohur zgjedhjet

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Basha nuk shkakton më as empati te njerëzit si një person që ka humbur zgjedhjet.

Andoni: Basha nuk shkakton më as empati te njerëzit. Humbësi më i keq në botë ka një dinjitet. Njerëzit panë që kjo PD nuk mund ta drejtojë vendin, ajo ka nevojë për pjekuri dhe edukim.

Ndërsa Nertil Jole tha se Basha nuk ka akoma dhe sot një qëndrim të qartë politik për zgjedhjet, i ka njohur zgjedhjet apo jo

Jole: Basha nuk ka akoma dhe sot një qëndrim të qartë politik për zgjedhjet, i ka njohur zgjedhjet apo jo. Zëra brenda PD thonë që do hyjmë në parlament. Cili është qëndrimi i kryetarit të opozitës në lidhje me shkarkimin e Presidentit. Heshtja nuk i bën mirë opozitës. Ka ca zëra që disa nga aleatët janë kundër linjës së PD. Nuk dihet nëse PD dhe LSI do të vijojnë aksionin opozitar.

EMISIONET