Amnistia fiskale, Sejko: Të shmanget pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat ka folur dhe rreth amnistisë fiskale duke thënë se ka kosto dhe benfite.
Sipas tij amnistia fiskale do të sillte formalizimin e ekonomisë dhe futjen e parasë në sistemin bankar. Por Sejko theksoi se duhet të shmanget pastrimi i parave me anë të amnistisë.
Gent Sejko: Amnistinë fiskale e shohim me kosto dhe benefite. Ajo që ne shohim si kryese është formalizimi i ekonomisë. Futjen e numrin të llogarive dhe futjen e parasë në sistemin bankar. Në këtë drejtim amnistia do të jepte impakt pozitiv. Por ka edhe kosto që lidhet me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit.
Nuk duhet të lejojmë që të pastrohen paratë dhe në esencë duhet që të mos krijohet koncepti i amnistive të vazhdueshme. Amnistia të bëhet vetëm njëherë.