"Amerikën shtëpi, Shqipërinë atdhe" Rama poston foto me të riun që shërben në Marinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 20:14
Duket se kryeministri Rama e ka shfrytëzuar mirë vizitën e sotme në stërvitjen e Marinës shqiptare në aeroplanmbajtësen amerikane "Harry S. Truman".
Ai ka postuar disa foto nga ky aktivitet, ku së fundi ka postuar një foto me të një ri me emrin Albi, i cili ka lindur në Florida.
Rama: Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen "Harry S. Truman", i cili thotë, "Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe".