"Amendim ligjit", kreu i Sindikatës: Bujqësia në kaos, 70% e fermerëve po konsiderojnë mbylljen e serave

Kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar deklaroi se nëse shteti nuk subvencionon fermerët , 70% e tyre mund të mbyllin serat.

Barrë e madhe për ta është bërë fara e domates "Ozgan" dhe çmimet e larta të imputeve bujqësore.

Sharka: Problemet ka 3 vjet që i janë bërë prezent qeverisë. Fermerët shqiptarë janë të paorientuar, të pambështetur me subvencione. Plus këtyre problemeve është shtuar dhe fenomeni i dëmeve të shkaktuara nga cilësia e farave dhe çmimeve të larta të imputeve bujqësore. Bujqësia ka qenë në zgrip dhe pa këto çmime të larta të imputeve bujqësore dhe me dështimin e farës së këtij kultivari domateje, por tani është akoma më shumë. Është momenti që qeveria të kthejë sytë nga bujqësia.Këta fermerë dhe të gjithë ata që merren me bujqësi kanë nevojë për ndihmën e qeverisë për subvencione. Po diskutojmë ta braktisim këtë sektor apo ta vazhdojmë. Në rast se nuk do të ndihmohen 70% e tyre janë duke mbyllur serat dhe duke ikur prapë në emigracion.

Shifra konkrete për dëmet e shkatuara nga fara e domates nuk ka ende por ai kërkoi ngritjen e një grupi ekspertësh për këtë çështje.

Sharka: Janë shumë fermerë që kanë dështuar nga ky varietet.I bëjmë thirrje qeverisë të ngrejë një grup ekspertësh sepse në atë konkluzionin që doli Ministria e Bujqësisë mungojnë dy institucione që kanë përgjegjësi ligjore. Kemi një Ent Shtetëror të Farave që rri nëpër zyra. Fara para se të shkojë te fermerët duhet të kalojë nga ky Ent, duhet ti shijojnë janë këto fara të përshtatshme për klimën tonë apo jo. Duhet të bashkëpunojnë Universiteti Bujqësor i Kamzës, Enti i Farave, AKU që fermerët të mos bien viktimë e farës. Gjithçka është kaotike në këtë sektor dhe është momenti për të vënë ca rregulla me ligj sepse ka ecur deri tani në mëntyrë kaotike por nuk mund të vazhdojë më, janë në prag të falimentimit, një pjesë e mirë kanë falimentuar. Në rast se shteti nuk ndërhyn në buxhetin e 2020 të subvencionojë për njësi prodhimi fermerët, janë të falimentuar. Kemi dy vjet që kemi filluar protestën si sindikatë.

Kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar tha se është i domosdoshëm amendimi i ligjit për bujqësinë, i miratuar që në 2007, për t'ju përshtatur nevojave të kohës.

Sharka: Kemi paraqitur në amendamet për dy projektligje, një projektligj për amendimin e projektligjit për bujqësinë ku i kërkojmë shtetit të krijojë një agjenci për orientimin e fermerëve,  të ndërhyjë kur kanë stoqe prodhimesh, të garantojë cilësinë e imputeve bujqësore, të dëmshpërblejë kur ka fatkeqësi natyrore, të rregullojë tregun e brendshëm. Po ti pyesësh fermerët një nga një shumica kanë lekë të pamarra nga pikat ku kanë shitur produktet. Deputetët të dalin nga llogoret dhe të amendojnë ligjin për bujqësinë. Është miratuar që në 2007.

Fermerët nga ana tjetër paralajmëruan përshkallëzim të protestës.

"Unë si fermer jam përshkallëzim proteste pastaj Sindikata vendos".

 

EMISIONET