Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim i shkon Metës në zyrën e Partisë së Lirisë

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim i shkon Metës në zyrën e

Ambasadorja e SHBA-se Yuri Kim u takua sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim.

"Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE" shkruan Meta.

Ndërkohë Ambasada e SHBA-së në Tiranë në një postim në faqen zyrtare të saj shkruan se Ambasadorja përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara integrimin e Shqipërisë.

"Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE".

EMISIONET