Ambasadorja e BE-së prezantohet me shqiptarët: Mezi pres të punoj me ju për të anëtarësuar vendin në BE

Ambasadorja e BE-së prezantohet me shqiptarët: Mezi pres të punoj

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, nisi misionin e saj në Shqipëri këtë javë. Në një videomesazh drejtuar shqiptarëve, diplomatja europiane thotë se hapja e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE na afron me familjen europiane dhe na bën më të fortë.

Ajo thotë se mezi pret të bashkëpunojë me instituconet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile dhe qytetarët për të bërë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE.

Christiane Hohmann pason në këtë detyrë ambasadorin Luigi Soreca. Ajo ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

EMISIONET