Ambasadori britanik në shqip i bën thirrje të rinjve: Mos ikni me gomone në Angli, rrjetet sociale nuk janë realitet!
Nga Kukësi, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka apeluar të rinjtë që të mos ikin me gomone drejt Anglisë. Në një mesazh të qartë dhe të drejtëpërdrejtë në gjuhën shqipe, ambasadori u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë për viza pune, dhe apeloi prindërit të mos i lejojnë që të udhëtojnë me gomone.
"Prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj!"
Ky është mesazhi i Ambasadorit të Britanisë së Madhe dhënë për gjithë të rinjtë e të rejat nga Kukësi, Hasi e Tropoja.
Teksa qindra të rinj nga Shqipëria po arrijnë në Britani të Madhe përmes kanalit të La Manche me gomone, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, mesazhi i ambasadorit Alastair King-Smith është i qartë e i drejtëpërdrejtë për të rintjë që gomonet po i shohin si shpresën e fundit.
"Ajo që ju tregohet në mediat sociale nuk është realitet. Ju keni dëgjuar kryeministren britanike se Britania po këkron punëtorë. Prandaj qëndorni këtu dhe aplikoni viza në mënyre ligjore".
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në vendin tonë kishte edhe një mesazh për prindërit.
"Mesazhi im për prindërit dhe pjesëtarët e familjes është ky. Kriminelët dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata ti hyjnë rrugës se krimit. Mos i lini!"
Këto deklarata ambasadori i Britanisë i bëri në Kukës, ku prezantoi një projekt 8.4 milionë paund që ka si qëllim nxitjen e punësimit të të rinjve në Kukës, Has e Tropojë.