Ambasada Gjermane ndan reportazhin e “ARD1”: Riviera shqiptare-atje dua të shkoj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2024, 13:59
Ambasada Gjermane ndau sot një video të televizionit ARD1 kushtuar rivierës shqiptare, me titull “Riviera shqiptare-atje dua të shkoj”.
“Ujë i kaltër, fshatra bregdetare piktoreske dhe mikpritje e ngrohtë – një parajsë mesdhetare, shumë më afër nga sa mendoni. Reportazhi “Da will ich hin!” (Atje dua të shkoj!) i televizionit ARD na merr me vete në një udhëtim në bregdetin jugor të Shqipërisë”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Ambasada Gjermane në Tiranë.