Ambasada e SHBA dhe ambasadori Soreca urojnë besimtarët myslimanë: Shëndet dhe lumturi për të gjithë

Ambasada e SHBA dhe ambasadori Soreca urojnë besimtarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Shqipëri ka uruar besimtarët myslimanë në ditën e Fiter Bajramit.

Në postimin e tyre në Facebook Ambasada përcjell urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe shpreson që ky vit të sjellë shëndet të mirë në çdo familje.

"Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”

 

????????️ | Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter...

Posted by U.S. Embassy-Tirana on E enjte, 13 Maj 2021

Edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca i është bashkuar urimeve për besimtarët myslimanë në këtë ditë të bekuar.

Soreca uron që sakrifica dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi.

"Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë ! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja! "

EMISIONET