Ambasada e SHBA-së: Forcim i bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasada e SHBA-së: Forcim i bashkëpunimit rajonal në luftën

Ekipet e ambasadave të SHBA-së në Tiranë dhe Kroaci mblodhën së bashku në një takim SPAK-un e Shqipërisë dhe USKOK-un e Kroacisë, për të forcuar bashkëpunimin rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informoi sot mbi takimin me SPAK dhe USKOK, ndërsa vlerësoi se “bashkëpunimi rajonal është thelbësor për t’iu përgjigjur kriminelëve që nuk njohin kufij”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fort strukturat e specializuara të drejtësisë si SPAK dhe USKOK teksa ata hetojnë dhe ndjekin penalisht krimet më të rënda në rajon”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Përfaqësues të Lartë të Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK) ishin në Tiranë në datat 21-22 shkurt ku u takuan me përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OPDAT) në Shqipëri dhe Kroaci, me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe Prokurorë të kësaj Prokurorie.

Në këtë takim u analizua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet SPAK-USKOK, i nënshkruar më datë 27 nëntor 2020, ku kryesisht u diskutua rreth vendosjes së pikave të caktuara të kontaktit dhe proceseve për zbatimin e tij.

EMISIONET